Lidhje

Sulmi i Dortmundit mund të jetë frymëzuar nga ekstremistë islamikë


Prokurorët gjermanë thanë se një letër e gjetur në vendin e shpërthimeve të djeshme pranë autobusëve të ekipit të Dortmundin, lë të kuptohet se sulmi mund të ketë qenë i frymëzuar nga ekstremistë islamikë.

Frauke Koehler, zëdhënëse e prokurorëve federalë, tha se dy të dyshuar nga “spektri islamik,'' siç u shphej ajo, janë në qendër të hetimit. Ajo tha në një konferencë shtypi se të dyja banesat e tyre u kontrolluan dhe njëri prej të dyshuarve është ndaluar.

Sipas zëdhënëses, letra në vendin e sulmit kërkonte tërheqjen e avionëve gjermanë Tornado nga Turqia dhe mbylljen e bazës amerikane ajrore Ramstein në Gjermani. Zonja Koehler tha se autoritetet janë ende duke verifikuar besueshmërinë e letrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG