Lidhje

Drejtuesja e opozitës turke synon largimin nga pushteti të Erdoganit


Drejtuesja e opozitës turke synon largimin nga pushteti të Erdoganit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

zonja Canan Kaftancioglu

Kryetarja e degës në Stamboll të Partisë Republikane në opozitë, Canan Kaftancioglu, mendohet se është truri pas fitores së vitit 2019 në zgjedhjet lokale përballë partisë në pushtet të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Humbja tronditëse e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të zotit Erdogan, e ka inkurajuar tashmë zonjën Kaftancioglu të synojë largimin e zotit Erdogan nga pushteti, nëse ajo do të arrijë t'i shpëtojë burgut. Për më shumë njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones.

Ekrem Imamoglu falenderoi pa vonesë Canan Kaftancioglun për fitoren historike në garën për kryetar bashkie të Stambollit në qershor 2019, që i dha fund dy dekadave të qeverisjes së qytetit nga Partia e Presidentit Erdogan, AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim).

Zonjës Kaftancioglu, e cila drejton degën në Stamboll të CHP-së (Partisë Republikane të Popullit), i atribuohet planifikimi i fitores së zotit Imamoglu.

Me një thirrje për gjithëpërfshirje, zonja Kaftancioglu po udhëheq tashmë përpjekjet e partisë së saj në tejkalimin e ndasive të thella politike. Kjo përfshin pakicën kurde të Turqisë, që tradicionalisht e shikon me dyshim, në mos me armiqësi, partinë CHP.

Pas fitores sonë në bashkinë e Stambollit, njerëzit kanë filluar ta shohin CHP-në si një shpresë. Pesë vjet më parë, ne nuk do të ishim në gjendje të vinim këtu në mënyrë të qetë dhe të kishim një dialog kaq të mirë me njerëzit. Edhe pse njerëzit votojnë për partitë e tjera, siç mund ta shihni, njerëzit po tregojnë shumë interes për ne", tha zonja Kaftancioglu.

Mjeke me profesion, zonja Kaftancioglu tashmë po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme kombëtare, duke thënë se fitorja për partinë e saj varet nga sigurimi i një numërimi të drejtë të votave.

Për sa i përket sigurisë së kutive të votimit, ne jemi duke finalizuar modelin që kemi përdorur në Stamboll për t'u transferuar në degët tona në të gjithë vendin, duke filluar nga sot, pa pritur datën e zgjedhjeve. Unë e shoh trajnimin e të gjithë organizatës sonë në Turqi për sigurinë e kutive të votimit si jetik", tha ajo.

Por me spikatjen politike vjen edhe kërcënimi për burg.

Zonja Kaftancioglu aktualisht po apelon një dënim me 10 vjet burg për përhapjen e propagandës terroriste përmes postimeve në mediat sociale tetë vjet më parë. Dhe procese të tjera gjyqësore po shfaqen në horizont.

Muajin e kaluar, Presidenti Erdogan e etiketoi atë një terroriste dhe e akuzoi se qëndronte pas protestave të vazhdueshme të studentëve.

Sulmet në rritje ligjore dhe qeveritare ndaj zonjës Kaftancioglu shikohen nga disa analistë si një shenjë e suksesit të saj.

"Ka sulme ndaj saj. Ne mund ta kuptojmë nga ky reagim se ajo shihet si një rrezik, sepse është e fortë dhe e aftë të bëjë gjëra në parti", thotë Nazli Okten, nga Universiteti Galatasaray.

Zonja Kaftancioglu pranon se të kërkosh ndryshime politike në Turqi shoqërohet me rreziqe.

Ka kërcënime, shumë gjëra drejt meje. Shpata e gjyqësorit është gjithmonë mbi kokën time. Çfarë është më e shumta që ata mund të bëjnë? Një fanatik mund të më presë rrugën dhe të dëmtojë jetën time, por ka mijëra njerëz në këtë vend që humbën jetën për shkak të idealeve në të cilat besuan, dhe unë kam një jetë, si ata”, tha zonja Kaftancioglu.

Anëtarët e familjes dhe miqtë e zonjës Kaftancioglu kanë qenë viktima të vrasjeve politike në të kaluarën, por ajo vazhdon megjithatë punën e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG