Lidhje

Shqipëri:Laborator droge në pallat banimi


Policia e Fierit tha se zbuloi një laborator që përdorej për kultivimin me dritë artificiale të marijuanës.

Drejtori i Policisë së Fierit, Neritan Nallbati tha se laboratori u zbulua në një pallat trekatësh në qytetin e Fierit, ndërkohë që 10 persona janë arrestuar.

Policia tha se përveç personave të arrestuar janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme marijuane.

Kultivimi masiv i bimëve narkotike gjatë vitit të shkuar e ka kthyer Shqipërinë në një pikë të trafikut të marijuanës drejt vendeve fqinje.

Grupe të krimit të organizuar pasi arritën të kultivonin marijuanë në zona të tëra të vendit tani po forcohen përmes trafikimit të marijuanës kryesisht në Greqi dhe Itali.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG