Lidhje

Bie trafiku i marijuanës drejt Italisë


Trafiku i marijuanës shqiptare drejt Italisë shënoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit maj në raport me muajt e tjerë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Antidrogës italiane në rajone të ndryshme u bllokuan rreth 5,1 tonë marijuanë nga rreth 10-15 tonë që ishin bllokuar në sejcilin nga muajt e tjerë të këtij viti.

Nërkohë policia shqiptare tha se bllokoi në harkun e një muaji, prej marrjes së detyrës nga Ministri i ri i Brendshëm rreth 5,6 tonë marijuanë. Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi pak kohë më parë raportin për vitin 2016 ku vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanali it të Otrantos mes Shqipërisë dhe Italisë.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2016 u vu re një një rritje e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG