Forcat e antidrogës në policinë e Gjirokastrës bllokuan sot në periferi të qytetit rreth gjysmë toni mariuanë që po transportohej drejt Vlorës me destinacion Italinë.
Autoritetet thanë se shoferi i automjetit të ngarkuar me narkotikë arriti të largohej në një rrugë rurale dhe po kërkohet nga forcat policore. Sipas burimeve lënda narkotike ishte transportuar gjatë natës nga fshati Lazarat në drejtim të Gjirokastrës. Trafiku i mariuanës drejt Italisë është shtuar kohët e fundit, sipas vlerësimeve të policive nga të dy vendet. Sasitë e mëdha të lëndëve narkotike të bllokuara në itali e kanë pasur origjinën nga bregdeti i Vlorës.
Autoritete shqiptare nuk ripërtërinë një moratorium për skafet i cili kishte sjellë rezultate në kontrollin e hapësirës detare dhe sipas ekspertëve të policisë, në Vlorë po rigjallërohen rrjetet e transportimit te drogës.