Lidhje

Greqi: Operacion i gjerë kundër kanabisit


Policia greke tha se po kryen një operacion në shkallë te gjerë ku ka bllokuar deri tani rreth 1 ton kanabis.Operacioni anti-drogë po zhvillohet në zonën e Atikës.

Mes 6 të arrestuarve deri tani, mjetet greke flasin se ka edhe shtetas shqiptarë.

Kanabis dyshohet nga hetimet e para se eshte futur nga Shqiperia.

Ndërkohë, policia e Gumenicës, qytetit grek fqinj me Sarandën, tha se bllokoi një 32-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik marijuane. Sipas burimeve policore greke 32 vjeçari u arrestua në hyrje të Portit të Gumenicës pasi ai u përpoq për të të transportuar në Portin e Ankonas në itali, 27 pako që përmbanin 17kilogramë marijuanë.

Sipas policisë së Gumenicës një tjetër sasi prej 68 kilogramë marijuanë u bllokua në Selanik pas hetimeve mbi një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që vepronin në kufirin greko shqiptar. Hetimi kishte nisur disa ditë më parë kur u ndaluan tre shtetas me një sasi të madhe marijuane.

Policia greke ka dhënë hollësi për goditjen e këtij grupi që transportonte,magazinonte dhë shpërndante marijuanë nga Shqipëria drejt Greqisë. Policia greke tha se pas hetimeve sistematike identifikoi anëtarët dhe metodologjinë e tyre të veprimit.

Sipas hetimeve anëtarët këtij grupi kishin role të ndara në kontaktet me furnizuesit, transportimin nga kufiri shqiptar dhe fshehjen dhe transportimin në thellësi të territorit grek.

Sipas policisë greke një 23 vjecar shqiptar ishte përgjejgjës për marrjen e sasive të lëndëve narkotike nga trafikantët shqiptarë. Më pas droga fshihej në zona pyjore ne kufirin e Prefekturës së Janinës dhe një 22 vjecar shqiptar e transportonte për në Athinë. Grupi lehtësohej në lëvizjen e tij edhe nga një tjetër person që kontrollonte rrugën për të vërejtur kontrollet policore përpara mjetit që transportonte lëndën narkotike.

Pas trafikut te shtuar te lëndëve narkotike drejt Italisë dhe Greqisë edhe polica shqiptare ka shtuar patrullimet në vijën bregdetare dhe kufirin e gjelbër.

Sipas burimeve zyrtare policore shqiptare rreth 272 forca policore patrullojnë 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil. Një Forcë e Ndërhyrjes së Shpejtë e pajisur me dylbi nate e kamera termike është vënë në përforcim të policisë kufitare.

XS
SM
MD
LG