Lidhje

Udhëheqësit botërorë diskutojnë për përpjekjet kundër drogës


Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua udhëheqësve të 31 vendeve botës një takim me fokus tek përpjekjet ndërkombëtare kundër drogës. Zoti Trump tha se drogat nuk janë një problem vetëm amerikan, por botëror. Sipas tij, një përgjigje e përbashkët dhe agresive do shpëtonte me miliona jetë njerëzish.

Duke hapur javën e takimeve nivelit lartë Asamblesë Përgjithshme Kombeve Bashkuara Nju Jork, Presidenti Donald Trump foli takimin me temë Thirrja globale për veprim kundër problemit drogës botë”.

Zoti Trump përmendi një rritje prej 60 për qind numrit vdekjeve lidhura me drogën mbarë botën gjatë 15 viteve fundit. Ai vuri dukje nevojën për frenuar si furnizimin ashtu edhe kërkesën për drogë.

"Siç thekson raporti botëror mbi drogën i vitit 2018, prodhimi i kokainës dhe i opiumit ka arritur në nivele rekord. Numri i vdekjeve i shkaktuar nga përdorimi i drogës është rritur me 60 per qind nga viti 20002015, një gjë vërtet e tmerrshme. Kjo situatë është pasojë krimit të organizuar, korrupsionit, finacimeve të paligjshme dhe terrorizmit. Ëshjetike për shëndetin e publikut dhe sigurinë kombëtare të luftojmë varësinë nga drogat, të ndalim të gjitha format e trafikut sikursë të pengojmë burimet finaciare të furnizimit të karteleve të drogës. Në SHBA po marrim masa agresive në drejtim të sigurimit të kufijve, forcimit të zbatimit të ligjit si dhe kemi ofruar fonde të mëdha për t’i dhënë zgjidhje krizës së opiodeve, duke promovuar trajtimin dhe shërimin.

Thirrja boterore për veprim njoftuar nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar, fokusohet katër shtylla, zvogëlimin e kërkesës për drogë, ndërprerjen e furnizimit, zgjerimin e trajtimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Presidenti Trump falënderoi vendet anëtare Kombeve Bashkuara për angazhimin e tyre këtë drejtim.

Gjatë fjalës së tij sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se dështimi në përpjekjen kundër drogës nuk është opsion dhe se varësia nga drogat nuk është e ardhmja e asnjë vendi. Sipas zotit Guterres situata është alarmante dhe kërkon përgjigje në dy drejtime, mohimin e parajsave të sigurta për trafikun e drogës dhe trajtimin e atyre që vuajnë nga varësia prej saj.

martën, presidenti Trump do mbajë një fjalim përpara Asamblesë Përgjithshme Kombeve Bashkuara ndërsa mërkurën, pritet kryesojë mbledhjen e Këshillit Sigurimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG