Lidhje

Zjarri përfshin një nga kullat më të larta të Dubait


Autoritetet në Dubai po përpiqen të zbulojnë shkakun e një zjarri që përfshiu një nga kullat më të larta të qytetit sot herët në mëngjes.

Zjarri në atë që njihet si “Kulla e Pishtarit” shënon të dytin në dy vjet, që i ka detyruar banorët të largohen për arsye sigurie.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile të Dubait thanë se zjarrfikësit e morën nën kontroll situatën vetëm tre orë pas shpërthimit të zjarrit. Nuk ka njoftime për lëndim të njerëzve.

Shkurtin e vitit 2015, një tjetër shpërthim zjarri në “Kullën e Pishtarit” shkaktoi dëme të mëdha materiale, por nuk u raportuan viktima, apo dëmtime të rënda.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG