Lidhje

Dueti Xhoi Uilliams dhe Xhon Pol Uajt me albumin e parë “Barton Hollow”


Dueti Xhoi Uilliams dhe Xhon Pol Uajt me albumin e parë “Barton Hollow”
Dueti Xhoi Uilliams dhe Xhon Pol Uajt me albumin e parë “Barton Hollow”

Xhoi Uilliams dhe Xhon Pol Uajt mund të ngjajnë si një çift romantik kur këndojnë këngët e tyre me temën e Luftës Civile, por ata në fakt janë thjesht kolegë, ose bashkë-intrepretues. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Cole na njeh me duetin dhe regjistrimin e tyre të parë, “Barton Hollow”.

Kur dëgjon këngën “Poison and Wine” nën interpretimin e Joy Williams dhe John Paul White, krijon përshtypjen se dueti ka vite që bashkëpunon. Por në fakt ata u njohën në një kamp me autorë këngësh jo shumë kohë më parë dhe që nga ajo kohë kanë filuar të bashkëpunojnë. Ata vijnë nga rajone shumë të ndryshme të vendit, Joy është nga brigjet perëndimore amerikane, nga Santa Kruz i Kalifornisë, ndërsa John Paul është nga Muscle Shoals i Alabamës, në jug të vendit.

Por kur ata u takuan tek një kamp muzikantësh, të dy e kuptuan se kishin një tërheqje të natyrshme për njëri tjetrin. Nuk ishte kjo tërheqje romantike, sepse të dy ata ishin dhe janë të martuar. Në fakt, të dy ata në intervistat që kanë dhënë thonë se partneriteti i tyre në skenë fuksionon kaq mirë, pikërisht ngaqë ata nuk janë një çift të dashurish, që këndon këngë për dashurinë, një prej tyre edhe kënga e trishtueshme “Falling”, që do të ishte tepër e vështirë të këndohej çdo natë nga dy persona në dashuri.

Shumica e këngëve me temën e Luftës Civile në regjistrimin “Barton Hollow”, janë balada me tempo të ngadalshme. Por titulli i CD-së në fakt nuk përfaqëson këngët e tjera të regjistruara, që janë më të gëzuara se kënga që i ka dhënë titullin albumit.

Në se dëshironi të dëgjoni më tepër muzikë me temën e Luftës Civile, autorët e japin një CD falas, të cilën mund ta ngarkoni falas në kompjuter, pa shkelur ligjin e të drejtës së autorit. Kërkoni në Google The Civil Wars live CD dhe do ta gjeni!

Një grup relativisht i panjohur duhet të ketë kurajo profesionale për të kënduar një nga këngë legjendare të Leonard Kohenit, por në albumin The Civil Wars përfshihet edhe kënga “Dance me to the end of love”, në albumin e tyre të parë në regjistruar në studio, “Barton Hollow” . Ta ndjekim tani këtë këngë, nën interpretimin e Joy Williams dhe John Paul White.

XS
SM
MD
LG