Lidhje

Trupat holandeze kishin përgjegjësi të pjesshme për masakrën në Srebrenicë


Një gjykatë e apelit në Hagë, tha të martën se Holanda mban përgjegjësi të pjesshme për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, të cilët ishin detyruar që të largoheshin nga një bazë e trupave holandeze që vepronin në kuadër të forcave të Kombeve të Bashkuara, pasi që zona përreth ishte pushtuar nga trupat e serbëve të Bosnjës.

Vendimi I Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e dinin se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari, do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës nëse detyroheshin të largoheshin, gjë që edhe ka ndodhur.

Vendimi shihet si i pazakonshëm meqë Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Sidoqoftë, ky është rast i veçantë, sepse bëhet fjalë për mbajtje përgjegjës për veprimet e tij të një shteti pjesëmarrës në një mision paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Më 11 korrik të vitit 1995, trupat e serbëve të Bosnjës, pushtuan Srebrenicën, një qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, duke ekzekutuar rreth tetë mijë mysliman boshnjak.

Në vitin 2001, Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi e kishte cilësuar si gjenocid masakrën në Srebrenicë, e cilësuar po ashtu si një nga mizoritë më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG