Lidhje

Filipinasit pro marrëdhënieve me Amerikën


Filipinasit vazhdojnë të mbështesin në një shkallë të gjerë ndihmën ushtarake amerikane pavarësisht një serie komentesh anti –amerikane të presidentit të tyre të ri, siç tregojnë anketat dhe intervistat dhe disa shqetësohen për propozimin e tij për një aleancë me Kinën, pas një mosmarrëveshjeje territoriale.

Megjithatë disa banorë në vendin e Azisë Juglindore, janë të gatshëm t’i japin Kinës një shans. Presidenti filipinas Rodrigo Duterte tha të enjten në Pekin gjatë një vizite zyrtare, se do të shkëpusë vendin prej ndihmës ekonomike dhe ushtarake amerikane.

Këto lëvizje pasojnë kritikant amerikane për vrasjet gjatë fushatës anti-drogë të Dutertes. Sipas medias filipinase dy vendet do të lidhin një marrëveshje në shifrat e më shumë se 13 miliardë dollarëve. Është rënë dakort gjithashtu që të zgjidhet mosmarrëveshja për sovranitetin e detit jugor kinez.

Presidenti Duterte i tha televizionit shtetëror se “Kina është e vetmja shpresë dhe se Filipinet do të varen prej saj për një kohë të gjatë”.

Një sondazh i ditëve të fundit i institutit jo fitimprurës “Social Weather Stations” tregon se Shtetet e Bashkuara gëzojnë tek populli filipinas shkallën më të lartë të besimit që kanë patur ndonjëherë.

Sipas sondazhit 76% e filipinasve “kanë shumë besim tek SHBA” dhe 22% kanë të njëjtin nivel besimi tek Kina. Njerëzit thonë se duan ndihmën e fuqive perëndimore për t’i bërë ballë rebeleve myslimane si dhe mbrojtur brigjet perëndimore nga anijet kineze.

Por presidenti Duterte ka lajmëruar se stërvitja e përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara e zhvilluar gjatë këtij muaji, do të jetë e fundit. Pas 14 vitesh ai u kërkoi këshilltarëve amerikane, të ndalin ndihmën për të luftuar trupat e dhunshëm rebelë të Abu Sayyaf-it që operojnë në pjesën jug–perëndimore të arqipelagut.

Zbatimi i një politike të jashtme “më të pavarur” mund të ketë kuptim por largimi i Shteteve të Bashkuara mund të çojë një reagim të ashpër të popullsisë në vend”. -thotë Carl Baker, drejtori i programit të qendrës për studime ndërkombëtare dhe strategjike në forumin e paqsorit.

Ai sugjeron që presidenti “të ndalë ritmin e deklaratave dhe të dëgjojë se çfarë mendojnë vetë filipinasit”.

Uashingtoni dhe Manila kanë nëshkruar një traktat të përbashkët ushtarak në vitin 1951 që detyron palët të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e tretë. Dy vjet më parë u arrit në një tjetër marrëveshje e zgjeruar bashkëpunimi në fushën e mbrotjes që lejon ndrimin e trupave dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake në rast të shkeljes së hapsirës detare nga Kina.

Mendoj se jemi të gjithë të shqetësuar për shkeljet e hapsirës detare nga Kina, ndaj dhe mendoj se duhet të ketë një faktor balancimi edhe nëse hapen mardhëniet me Kinën”- thotë Antonio Ledesma arqipeshkëvi i Cagayan de Oro, qytet në Filipine.

Ndoshta deklarat e presidentit duhen parrë me dyshim”- thotë ai.

XS
SM
MD
LG