Lidhje

Dy aktivistë britanikë të bllokuar prej javësh në Prizren


Dy aktivistë britanikë kanë mbetur të bllokuar në Kosovë prej më shumë se një muaji, pasi autoritetet myllën trafikun automobilistik e ajror për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Aktivistët po zhvillonin një një udhëtim me vrap e biçikletë nga Britania në Mongoli për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit. Tani ata kanë rastin të njihen nga afër me sekretet historike e arkitektonike të Prizrenit:

Dy aktivistë britanikë të bllokuar prej javësh në Prizren
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Aktivistët Mike Elm dhe Rosie Watson kishin filluar rrugëtimin drejt Azisë por për momentin po kalojnë javët e epidemisë në Prizren.

25-vjeçarja Rosie Watson, nga Loweswater, në pjesën veriore të Anglisë dhe 32-vjeçari Mike Elm nga Edinburgu mbërritën në Prizren në mes të marsit, gjatë udhëtimit për në Mongoli. Për momentin, projekti i tyre për ndërgjegjësim mbi problemet e mjedisit ka mbetur pezull.

Rosie Watson e filloi projektin e saj në fund të gushtit, me planin që për dy vjet të përshkonte me vrap distancën deri në Mongoli. Deri tani ajo ka përshkuar 3,570 km.

E fillova projektin nga Britania tetë muaj më parë. Kudo që ndalesha shkruaja histori të atyre që takoja dhe reagimit të tyre ndaj ndryshimeve klimatike,” thotë Rosie Watson.

I frymëzuar nga Rosie Watson, Mike Elm filloi në nëntor projektin e tij, një udhëtim me biçikletë nga Austria në Mongoli, një itinerar prej më shumë se 8000 km.

"U takuam në Kosovë. Pak pas mbërritjes sonë u mbyllën kufijtë si rezultat i pandemisë. Presim të shohim çfarë do të ndodhë,” thotë Rosie.

Gjatë kësaj kohe po shijojnë ato që ofron Prizreni: mikpritjen kosovare dhe gatimet e zonës, sidomos fli.

Këto javë e kanë forcuar bindjen e tyre se veprimet e përditshme të individit mund të ndikojnë ndjeshëm tek mbrojtja e mjedisit, si për shembull kufizimi i lëvizjes me makinë, duke zgjedhur lëvizjen më këmbë ose me transport publik.

"Një ndër çelësat e krijimit të një bote më të mirë, është udhëtimi në mënyra më të shëndetshme si për individin, ashtu edhe për mjedisin,” thotë Mike.

Ata erdhën në Prizren me synime të ndryshme. Mike Elm erdhi për të mbështetur një nismë për shtimin e hapësirave të gjelbëruara. Ndërsa Rosie ndodhet këtu për të mbështetur një grup që bën fushatë kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Në këtë periudhë kur i gjithë aktiviteti i tyre ambjentalist është pezulluar, ata kanë pasur më shumë kohë të ulen e të shkruajnë përshtypjet e udhëtimit.

"Edhe këtë periudhë po e trajtojmë si pjesë të projektit. Udhëtimi ynë kishte si motivacion reagimin ndaj rrethanave të papritura e të panjohura. Kjo situatë i përputhet përkufizimit. Po përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që na krijohet,” thotë Mike.

Pasi të rihapen rrugët dhe të sqarohet situata, ata do të vazhdojnë drejt Bullgarisë, më pas Gjeorgjisë, duke përshkuar Azerbajxhanin e Kazakistanin për të përfunduar në Mongoli.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG