Lidhje

Gjermani: Mblidhen partitë evropiane të së djathtës së skajshme


Udhëheqësit nacionalistë të së djathtës së skajshme nga vende të mëdha evropiane po takohen sot në Gjermani për të paraqitur vizionin e tyre për “një Evropë të lirë” që do të shpërbënte Bashkimin Evropian. Ata u mblodhën në fillim të një viti, gjatë të cilit shpresojnë që të shënojnë fitore të ngjashme me atë të Donald Trumpit, në zgedhjet kombëtare.

Në takim marrin pjesë kandidatja franceze për presidente Marine Le Pen e Frontit Kombëtar, Geert Wilders i Partisë për Lirinë në Hollandë, Matteo Salvini i Lidhjes së Veriut në Itali. Frauke Petry e Alternativës për Gjermaninë dhe një përfaqësues i partisë për Lirinë të Austrisë.

Partia anti-islamiste e Geert Wildersit mund të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të Hollandës më 15 mars. Le Pen është mes kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Francës që zhvillohen në pranverë. Dhe në shtator, partia e Petry-t shpreson të hyjë në parlamentin gjerman.

Të inkurajuar nga votimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian, udhëheqësit populistë të së djathtës së skajshme po takohen nën slloganin “Liri për Evropën”.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG