Lidhje

Tërmet i fuqishëm në Afganistan dhe Pakistan


Një tërmet i fuqishëm goditi sot Afganistanin verior, duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 vetëve në këtë vend dhe në Pakistanin fqinjë, si edhe plagosjen e mbi 1 mijë e 400 të tjerëve.

Me epiqendër rreth 82 kilometra në juglindje të Feyzabadit, në një zonë të largët të Afganstanit në malet Hindu Kush, tërmeti kishte një magnitudë 7.5, sipas Shoqatës Gjeologjike Amerikane.

Zona e prekur më rëndë ishte provinca Khyber Pakhtunkhaw e Pakistanit, ku zyrtarët kanë konfirmuar vdekjen e 123 vendeve dhe plagosjen e mbi 950 vetëve.

Shefi i ushtrisë së Pakistanit, general Raheel Sharif, ka urdhëruar trupat dhe helikopterët që të shpërndajnë menjëherë ekipe shpëtimi në rajon.

Në Afganistan, njoftimet flasin për 28 të vdekur por ky numër mund të rritet në mënyrë drastike, sipas shefit ekzekutiv të vendit, Abdullah Abdullah.

XS
SM
MD
LG