Lidhje

Astronautët zbulojnë "Toka" të reja


Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

Ujë, ujë kudo

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën."

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe..." ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

Michael Gillon, i Institutit STAR në Universitetin Liège në Belgjikë, është autori drejtues i studimit. Gillon tha se është i entuziazmuar nga rezultatet. "Ky është një sistem i mrekullueshëm planetar – jo vetëm se zbuluam shumë planetë, por pasi ata janë të gjithë të ngjashëm me madhësinë e Tokës!"

Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e sotëm të revistës Nature.

Yje xhuxhë. Kush e dinte?

Planetet u zbuluan duke lëvizur në orbitën e një ylli të vogël të quajtur TRAPPIST-1.

Ai është i ngjashëm me një tjetër yll xhuxhr, Proxima Centauri, që është vetëm 4.2 vite larg nga Toka. Ai bëri lajm vitin e kaluar kur shkencëtarët zbuluan një planet të ngjashëm me Tokën, që e quajtën Proxima b, në orbitën e tij.

Këta planetë të ngjashëm me Tokën nuk janë çudi për Alan Boss, një astrofizikant që foli me Zërin e Amerikës rreth planetit Proxima b pak muaj më parë. Ai tha atëherë se mund të ketë deri në "1.2 habitate si Toka për secilin yll."

Gjetja e planeteve ishte një përpjekje ndërkombëtare. Astronomët kishin zbuluar tashmë tre planete me madhësinë

XS
SM
MD
LG