Lidhje

Të krishterët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët


Të krishterë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, një ditë që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit, për të cilën besimtarët e krishterë thonë se ndodhi tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Papa Françesku, udhëheqësi i ri Kishës Katolike Romake mbajti një meshë në sheshin e Shën Pjetrit. Vatikani tha se në meshë morën pjesë rreth 250 mijë besimtarë.

Turmat e njerëzve përshëndesnin Papën, ndërsa ai kaloi pas meshës me makinën papale në mesin e tyre. Më pas, Papa mbajti fjalimin tardicional “Urbi et Orbi”, “Drejtuar qytetit dhe botës” nga ballkoni ku ai doli për herë të parë pasi u zgjodh Papë. Ai bëri thirrje për paqe, duke përmendur në veçanti pika të trazuara të globit.
XS
SM
MD
LG