Lidhje

Kryqi i Kuq: Ebola mund të vihet në kontroll


Kreu i Kryqit të Kuq thotë se epidemia e Ebolës, e cila ka vrarë mbi 4500 vetë në Afrikën perëndimore, mund të vihet nën kontroll brenda 4-6 muajsh nëse merren hapat e duhur.

Elhadj As Sy tha sot në komentet për shtyp në Kinë se është e mundur të realizohet ky objektiv me masat e duhura të izolimit dhe mjekimit për ata që janë prekur nga sëmundja, si dhe me ndjekjen e metodave të duhura në varrosjen e atyre që kanë vdekur nga virusi.

Ai i bëri komentet ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë fillon takimet për të diskutuar zhvillimet e fundit në Afrikën perëndimore dhe për të dhënë rekomandime të reja.

Bisedimet pritet të zgjasin 1-2 ditë dhe më pas OBSH-ja do të dalë me një komunikatë mbi rezultatet e diskutimeve.

XS
SM
MD
LG