Lidhje

Obama: Strategjia kundër Ebolës


Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një gatishmëri më të lartë për të luftuar kërcënimet biologjike si Ebola që ka vrarë rreth 3,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

Presidenti foli sot në Uashington për një strategji që ai e përmblodhi me termat "parandalim, zbulim dhe kundërpërgjigje", duke iu drejtuar zyrtarëve nga më shumë se 40 vende dhe organizata, në një takim për shëndetin global dhe sigurinë.

Zoti Obama tha se mungesa e planifikimit dhe koordinimit e pengon reagimin ndërkombëtar ndaj epidemive si Ebola. Ai tha se SHBA do të ndihmojnë vendet e tjera të zhvillojnë burime të tilla si ekipe të reagimit të shpejtë, për të shpëtuar jetë njerëzish në rast se ndodhin shpërthime të ngjashme në të ardhmen.

Ai gjithashtu tha se Japonia ka rënë dakord për të siguruar gjysmë-milion copë pajisje mbrojtëse me ventilim për punonjësit shëndetësorë që luftojnë Ebolën në Afrikën Perëndimore.

Dje presidenti Obama, duke folur në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje për një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj epidemisë.

XS
SM
MD
LG