Lidhje

Një tjetër amerikan i infektuar me Ebola


Një punonjës i tretë amerikan i kujdesit shëndetësor është kthyer në Shtetet e Bashkuara pasi u infektua me virusin Ebola duke punuar në Afrikën Perëndimore.

Doktor Rick Sacra u nis me avion nga Liberia.

Sacra do të mjekohet në një qendër kontrolli në Omaha të Nebraskës.

Dy punonjës të tjerë amerikanë të shëndetësisë u infektuan me virusin Ebola dhe u mjekuan në spitalin e universitetit Emory në Atlanta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Ebola në Afrikën Perendimore ka vrarë më shumë se 1 mijë e 900 persona dhe ka infektuar të paktën 3 mijë e 500 të tjerë shumica në Guine, Liberi dhe Siera Leone.

XS
SM
MD
LG