Lidhje

Vdes nga ebola një mjek nga Sierra Leone


Qendra Mjekësore e shtetit Nebraska thotë se një mjek nga Sierra Leone që po mjekohej në spitalin e saj ka vdekur nga Ebola.

Spitali nxori sot një deklaratë ku thotë se Martin Salia vdiq nga simptomat e avancuara të sëmundjes.

Mjeku ishte pacienti i tretë me Ebola që mjekohet në këtë spital dhe i dyti që gjen vdekjen nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë përcolli mesazhe ngushëllimi për familjen dhe të afërmit. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se vdekja e Dr. Salias është një tjetër dëshmi e kërcënimit që paraqet kjo sëmundje dhe e nevojës për ta luftuar këtë epidemi në frontin e parë.

XS
SM
MD
LG