Lidhje

Nigeria njofton rastin e dytë të Ebolës


Nigeria njoftoi për rastin e dytë të Ebolës, një mjek që u kujdes për pacientin e parë, i cili vdiq para 10 ditësh në Lagos.

Ministri nigerian i Shëndetësisë, Onyebuchi Chukwu tha sot se tetë persona të tjerë po mbahen në karantinë dhe tre po presin rezultatet e analizave ndërsa zyrtarët po marrin masa që të frenojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve këtu në Shtetet e Bashkuara po dërgon 50 ekspertë të shëndetit publik për të ndihmuar tre vende të Afrikës Perëndimore ku Ebola ka shkaktuar vdekjen e mbi 800 vetëve këtë vit. Ekspertët pritet të arrijnë në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG