Lidhje

Presidenti Sisi: Ende i paqartë shkaku i rrëzimit të avionit


Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi paralajmëroi sot median të mos angazhohen në spekulime lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit të shoqërisë EgyptAir dhe shtoi se ka një numër skenaresh që po hetohen.

“Për momentin çdo skenar është i mundshëm. Prandaj është e rëndësishme të mos flitet për ndonjë skenar në veçanti” – tha ai në komentet e para publike që nga incidenti.

Gjatë fjalës në prani të ministrave dhe anëtarëve të parlamentit në një aktivitet publik për inaugurimin e një fabrike në Damietta, zoti Sisi tha se hetimet mund të kërkojnë shumë kohë, por sapo hetuesit të kenë një ide të qartë, do të informojnë publikun.

Avioni EgyptAir me kodin MS804 u rrëzua në Mesdhe gjatë udhëtimit nga Parisi në Kajro, duke vrarë të 66 personat në bord. Hetuesit thonë se në kabinën e avionit u diktua tym disa minuta para rrëzimit, megjithëse nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktar tymin.

XS
SM
MD
LG