Lidhje

Arrestohet udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane


Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar drejtuesin e Vëllazërisë Myslimane Mohammed Badie, duke shkallëzuar shtypjen e këtij grupi pas përmbysjes nga ushtria të presidentit Mohamed Morsi.
70-vjeçari Badie u ndalua herët sot në një lagje lindore të Kajros, ku për disa javë përkrahësit e zotit Morsi protestuan kundër qeverisë së përkohshme të Egjiptit.
Zoti Badie pritet të dal në gjyq më 25 gusht, së bashku me udhëheqësit e tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Autoritetet i akuzojnë ata për nxitje të dhunës vdekjeprurëse jashtë selisë së Vëllazërisë Myslimane në qershor, disa ditë para rrëzimit të zotit Morsi nga ushtria.
Që nga 3 korriku, numri zyrtar i njerëzve të vrarë nga dhuna në Egjipt ka arritur në mbi 1 mijë.Vëllazëria Myslimane thotë se numri i të vrarëve është shumë më i lartë.
XS
SM
MD
LG