Lidhje

Egjipt, Dhjetëra të vdekur nga shpërthimet në dy kisha


Shpërthime në dy kisha sot në Egjipt kanë lënë të vrarë thuajse 40 vetë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, ndërkohë që besimtarët e krishterë kremojnë të Dielën e Palmave.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi i parë, i cili u regjistrua në një kishë në deltën e Nilit ka lënë të vrarë të paktën 27 vetë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Disa orë më pas një shpërthim në një kishë në Aleksandri la të paktën 11 të vrarë.

Të krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane dhe janë shpesh objekt sulmesh nga grupe ekstremiste myslimane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG