Lidhje

Egjipt: Të paktën tre të vrarë gjatë përleshjeve të sotme


Egjipt: Të paktën tre të vrarë gjatë përleshjeve të sotme
Egjipt: Të paktën tre të vrarë gjatë përleshjeve të sotme

Zyrtarë egjiptianë të shëndetësisë thanë se një sulm i policisë dhe ushtrisë mbi protestuesit anti-qeveritarë në Kajro vrau të paktën tre njerëz duke e rritur numrin e viktimave në Egjipt në të paktën pesë, gjatë dy ditëve të fundit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të dytën ditë mbi mijëra egjiptianëve anti-qeveritar që po përpiqen të ngrenë një kamp protestues në Kajro për të kërkuar reforma më të shpejta demokratike nga sundimi ushtarak.

Një korrespondente e Zërit të Amerikës tha se demonstruesit në sheshin Tahrir vrapuan për t'u mbrojtur, ndërsa policia përdori gazin në përpjekje për t’i shpërndarë. Por disa mijëra protestues vazhduan të qëndrojnë në shesh. Më shumë aktivistë anti-qeveritar u përpoqën të marshojnë drejt sheshit por policia i ktheu mbapsht.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës dhe ekipi i saj u sulmuan nga protestues të zemëruar sot ndërsa po filmonin policinë që marshonte drejt sheshit Tahrir. Protestuesit u përpoqën të merrnin kamerat e Zërit të Amerikës dhe më pas goditën makinën dhe ndoqën me motoçikleta ekipin tonë ndërsa ai po përpiqej të largohej. Nuk ka njoftime për dëmtime.

Një ditë më parë, policia arriti të pastrojë për pak çaste sheshin Tahrir nga demonstruesit duke përdorur plumba kauçuku dhe shkopinj gome. Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë thanë se një protestues 23 vjeçar gjeti vdekjen dhe 676 të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG