Lidhje

Sulm pranë Kajros; 6 ushtarë të vrarë


Zyrtarët në Egjipt thonë se persona të armatosur, të paidentifikuar qëlluan për vdekje gjashtë ushtarë në një postbllok pranë Kajros.

Autoritetet thonë se personat e armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve dje në mëngjes në lagjen veriore Shubra al-Kheima pas lutjeve të mëngjesit. Policia tha se sulmuesit vendosën gjithashtu bomba në skenën e ngjarjes për të goditur ekipet e ndihmës së shpejtë, por ekspertët arritën t’i çaktivizojnë ato.

Sulmi zhvillohet disa ditë pasi persona të armatosur qëlluan në drejtim të një autobusi që po dërgonte ushtarë në periferi të qytetit. Ky incident la një të vrarë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë, por ushtria ka fajësuar Vëllazërinë Myslimane për sulmin, duke i cilësuar anëtarët e saj si terroristë.
XS
SM
MD
LG