Lidhje

Egjipti arreston Essam El-Erianin


Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar një anëtar të lartë të Vëllazërisë Myslimane, duke vazhduar goditjen e këtij grup pas përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi nga ushtria.

Zyrtarët thanë sot se Essam El-Erian, nënkryetar i krahut politik të Vëllazërisë Myslimane, u arrestua në një shtëpi në Kajro.

Qindra udhëheqës të Vëllazërisë Myslimane, duke përfshirë zotin Morsi, janë arrestuar që nga korriku dhe kundër tyre janë ngritur akuza për nxitje të dhunës. Përkrahësit e zotit Morsi kanë organizuar protesta masive duke kërkuar rikthimin e tij në pushtet. Disa nga protestat ishin të dhunshme.

Më shumë se 1 mijë njerëz, kryesisht islamistë, janë vrarë në përleshje që kanë ndodhur gjatë protestave.

Dje, tre gjykatësit që drejtonin gjyqin kundër 35 anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane dhanë dorëheqjen, duke thënë se ishin të "shqetësuar" rreth procedurave të gjykimit por nuk dhanë hollësi të tjera.
XS
SM
MD
LG