Lidhje

Egjipt, sulm ndaj të krishterëve koptikë


Persona të armatosur e të maskuar sulmuan një autobus ku udhëtonin shtetas egjiptianë të besimit koptik të krishterë duke vrarë 26 persona.

Sipas ministrisë së brendëshme egjiptiane, bëhet fjalë për 10 persona të armatosur që sulmuan autobuzin ndërsa ai po udhëtonte drejt manastirit të Shën Samuelit, mbi 250 kilometra larg Kajros.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të autobusit me dritare të thyera, të rrethuar nga policia dhe ambulancat.

Ndërkohë ministria e shëndetësisë njoftoi se gjatë sulmit u plagosën 25 persona.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësisë, megjithëse ka shenja dalluese të përfshirjes së një dege të Shtetit Islamik në Egjipt, që ka kryer dy sulme të tjera ndaj përfaqësuesve të kishës koptike në gjashtë muajt e fundit.

Më 10 prill si pasojë e sulmeve me bomba në dy kisha koptike në Egjipt gjatë një ceremonie fetare ditën e dielë, u vranë të paktën 44 vetë dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG