Lidhje

El-Sissi kundër pajtimit me Vëllazërinë Myslimane


Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit Abdel-Fattah el-Sissi thotë se grupi islamik Vëllazëria Myslimane nuk ka të ardhme në Egjipt, në se ai i fiton zgjedhjet presidenciale këtë muaj.

El-Sissi gëzon mbështetje të gjerë dhe gjatë një interviste ai u shpreh se “Vëllazëria Myslimane ka marrë fund”.

El-Sissi ishte mbështetësi i protestave të 30 qershorit të vitit të kaluar, kur miliona njerëz demonstruan kundër zotit Morsi, të Vëllazërisë Myslimane, i cili kishte vetëm një vit që ishte president i vendit.

Kritikët e akuzonin zotin Morsi se ishte përpjekur të monopolizonte pushtetin dhe se nuk kishte patur sukses në përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit.

El-Sissi, i cili në atë kohë ishte shef i ushtrisë, e rrëzoi nga pushteti zotin Morsi disa ditë më vonë.
XS
SM
MD
LG