Lidhje

Egjipt: 230 të dënuar me burgim të përjetshëm


Një gjykatë egjiptiane dënoi 230 aktivistë me burgim të përjetshëm. Mes tyre ishte Ahmed Douma, një aktivist liberal, për pjesëmarrje në përleshjet gjatë kryengritjes popullore të vitit 2011 kundër presidentit të rrëzuar nga pushteti, Hosni Mubarak. Këtë njoftim e dha një burim nga gjykata.

30 të pandehurve të tjerë, të gjithë nën moshën madhore, ju dha dënimi 10 vjet me burg,

Ky rast lidhet me përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë pranë Sheshit Tahrir të Kairos në dhjetor të vitit 2011, ku u vranë 40 persona.

Të gjithë të dyshuarit u gjykuan në mungesë, me përjashtim të Doumës, i cili është duke shërbyer dënimin me tre vjet burgim për mospërfillje ndaj gjykatës. Dënimi me burgim të përjetshëm në Egjipt është 25 vjet.

XS
SM
MD
LG