Lidhje

20 vjet burgim për ish-presidentin egjiptian


Ish presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u dënua në lidhje me vrasjet gjatë protestave të vitit 2012

Një gjykatë egjiptiane dënoi me 20 vjet burgim ish presidentin Mohamed Morsi, lidhur me vrasjen e protestuesve në vitin 2012.

Zoti Morsi mundi t’i shpëtojë dënimit me vdekje, pasi gjykata mori vendimin se ai dhe 12 udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane dhe përkrahës të tyre u gjetën fajtor për frikësim dhe përdorim dhune, por jo për vrasje.

Akuzat ndaj zotit Morsi lidhen me përleshjet jashtë pallatit presidencial që filluan kur përkrahësit islamikë të zotit Morsi sulmuan protestuesit, të cilët po kundërshtonin dekretin që i jepte atij autoritet të pakufizuar edhe ndaj gjykatave.

Zoti Morsi, presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, erdhi në pushtet rreth 4 vjet më parë, me premtimin për një të ardhme më të mirë për Egjiptin, pas kryengritjes popullore që i dha fund sundimit shumëvjeçar të Hosni Mubarakut. Por më pas zoti Morsi u rrëzua nga pushteti dhe në Egjipt erdhi në fuqi një qeveri ushtarake tranzicioni e drejtuar nga Abdel Fattah Saeed Hussein Khalil el-Sissi.

Zoti El Sissi kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, i fitoi ato dhe tani është presidenti i Egjiptit.

Grupi Vëllazëria Myslimane ka këmbëngulur vazhdimisht se zoti Morsi është udhëheqësi legjitim i Egjiptit dhe se zoti Sissi e përmbysi atë me grusht shteti.

XS
SM
MD
LG