Lidhje

Bën betimin kabineti i ri qeveritar i Egjiptit

A handout picture made available by the Egyptian presidency shows Egypt's interim president Adly Mansour (C) posing with the newly-appointed cabinet members during the swearing in ceremony at the presidential palace in Cairo, Mar, 1, 2014.

Kabineti i ri në Egjipt bëri betimin pasi qeveria e mëparshme çuditi vendin duke dhënë dorëheqjen më pak se një javë më parë.

Presidenti i përkohshëm Adly Mansour zgjodhi Ibrahim Mahlab si kryeministër të ri të martën dhe i kërkoi atij të formojë një qeveri të re. Mahlab ka vendosur të mbajë disa nga ish ministrat në qeverinë e tij të re, përfshi shefin e ushtrisë Abdel Fattah el-Sissi, si ministër të mbrojtjes dhe Muhammad Ibrahim si ministër të brendshëm.

Zoti Mahlab ka drejtuar kompaninë shtetërore të ndërtimeve të Egjiptit gjatë regjimit të presidentit të përmbysur Hosni Mubarak dhe ishte ministër i strehimit para se të jepte dorëheqjen të hënën.

Mahlab premtoi në një konferencë shtypi të “shtyp terrorizmin në çdo cep” të Egjiptit dhe të rivendosë sigurinë.

Egjipti është përballur me një valë grevash ku protestohet ndaj gjendjes ekonomike ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve presidenciale në prill.
XS
SM
MD
LG