Lidhje

Egjipt: Presidenti ndryshon planin e tranzicionit


Presidenti i përkohshëm i Egjiptit thotë se është duke ndryshuar një plan politik për tranzicionin në vend, për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale para atyre parlamentare.

Analistët thonë se ky ndryshim shton mundësinë që shefi i ushtrisë dhe ministri i mbrojtjes, Gjenerali Abdel Fatah el-Sissi të mund të zgjidhet presidenti i Egjiptit brenda disa muajsh.

Zgjedhjet parlamentare ishte në plan të mbaheshin fillimisht sipas planit për të cilin u ra dakord, pasi ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti presidentin islamik Mohamed Morsi korrikun e kaluar, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Presidenti i përkohshëm Adly Mansour e bëri të njohur ndryshimin e planit politik në një fjalim që mbajti sot, të transmetuar me television. Ai tha se shtimi kohët e fundit i sulmeve terroriste kundër forcave të sigurisë nuk do ta devijonte rrugën drejt demokracisë.

Autoritetet thane se të paktën 49 persona u vranë dje në përleshje, në tre-vjetorin e kryengritjes së rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Hosni MuIbarak, paraardhësi i zotit Morsi.
XS
SM
MD
LG