Lidhje

Egjipt: Policia përdor gaz lotsjellës


Policia në Egjipt përdori gazin lotsjellës në Kajro për të shpërndarë një përleshje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të përmbysur islamik Mohamed Morsi.

Zyrtarët dhe dëshmitarët thanë se trazirat filluan kur qindra përkrahës të zotit Morsi marshuan të martën drejt ministrive të drejtuara nga qeveria e përkohshme që u vu në pushtet nga ushtarakët pasi ata rrëzuan zotin Morsi më 3 korrik.

Banorët të zonave përreth dhe pronarët e dyqaneve që ishin pro rrëzimit të zotit Morsi, filluan të qëllojnë me gurë përkrahësit e tij që po shkonin drejt ministrisës së rendit. Protestuesit, shumica islamikë, u kundërpërgjigjën po me gurë. Policia përdori gazin për t’i dhënë fund përplasjes mes palëve.
XS
SM
MD
LG