Lidhje

Forcat egjiptiane vrasin turistët


Autoritetet egjiptiane thanë se 12 veta u vranë gabimisht gjatë ndjekjes së një grupi terroristësh në shkretëtirë

Forcat egjiptiane të sigurisë, vranë 12 veta, përfshirë edhe dy turistë meksikan, pasi që gabimisht hapën zjarr ndaj tyre në kohën kur po ndiqnin terroristët në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit.

Ministria e jashtme e Egjiptit tha se të paktën dy nga të vrarët janë meksikan.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se zona ku ndodheshin turistët ishte “jashtë zonës së lejuar për vizitorët e huaj”.

Rasha Azazi, zëdhënës i ministrisë egjiptiane të turizmit, tha se kompania turistike nuk kishte lejen e duhur dhe nuk kishte informuar autoritetet se turistët do të ndodheshin në zonën Farafra. Azazi i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se të gjitha udhëtimet në Farafra duhet të shqyrtohen nga autoritetet.

Ambasadori meksikan në Egjipt, Jorge Alvarez Fuentes, vizitoi pesë turistë meksikan që i mbijetuan incidentit në spitalin Dar el-Fouad në periferi të Kairos.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, kërkoi hetimin e incidentit vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG