Lidhje

Mitingje masive në Egjipt


Përleshjet kanë shpërthyer në Kajor dhe Aleksandri ndërsa dhjetra mijëra egjiptianë dolën në rrugë për të treguar mbështjetjen e tyre për ushtrinë dhe Vëllazërinë Muslimane.

Në Aleksandri përkrahësti dhe kundërshtarët e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi goditën njëri tjetrin me gurë. Videot tregojnë gjithashtu përkrahësit pro Morsit dhe Vëllazërisë Muslimane duke qëlluar me llastiqe ndaj kundërshtarëve. Burimet mjekësore dhe media shtetërore thane se dy persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Në Kajro përkrahësit e zotit Morsi u përleshën me disa mijëra protestues të mbledhur në sheshin Tahrir , duke iu përgjigjur thirrjes së shefit të ushtrisë Abdel Fattah el-Sissi që “të githë egjiptianët e ndershëm” të dalin në rrugë për t’i dhënë atij një mandate për të luftuar atë që e quajti dhunë dhe terrorizëm.

Demonstratat filluan ndërsa një gjykatë egjiptiane urdhëroi vazhdimin e mbajtjes në paraburgim të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi nën akuza për komplot.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA tha se zoti Morsi është ndaluar për 15 ditë për hetime lidhur me këto akuza. Udhëheqësi islamik është mbajtur pa asnjë akuzë në paraburim që nga 3 korriku, kur u morr nga ushtria egjiptiane.

Hetuesit po përcaktojnë nëse zoti Morsi ka punuar me Hamasin për ta ndihmuar atë dhe dhjetra udhëheqës të tjerë islamik të arratiseshin nga burgu gjatë kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi nga pushteti presidentin Hosni Mubarak.

Vëllazëria Muslimane e zotit Morsi ka thënë se banorët ndihmuan në lirimin e të burgosurve. Por një gjykatë në Kajro po heton nëse zoti Morsi ka bashkëpunuar me Hamasin për të kryer sulme mbi stacionet e policisë. Nuk është e qartë në se ai do të përballet me akuzat në gjyq.

Një zëdhënës për Vëllazërinë Muslimane të zotit Morsi i hodhi sot poshtë akuzat, duke thënë se ato provojnë kthimin në epokën e Mubarakut.

Akuzat vijnë ndërsa mbështetësit dhe kundërshtarët e zotit Morsi kanë në plan të zhvillojnë protesta masive sot, duke ngritur shqetësime për vazhdimin e dhunës që ka lënë dhjetra të vrarë gjatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG