Lidhje

Eklipsi i plotë i Diellit


Njerëzit që ishin grumbulluar me sytë nga qielli në Arktik, patën rastin të shohin sot një pamje perfekte të eklipsit të plotë të Diellit, kur Hëna e bllokoi plotësisht Diellin, në një ditë të kthjellët, duke hedhur hije mbi arkipelagun Svalbard të Norvegjisë.

Turmat duartrokitën, ndërsa Long-year-byen, qyteti kryesor i Svalbard-it, u zhyt në errësirë. Qielli ishte i kthjellët, duke ofruar një pamje të plotë të kurorës së Diellit: një unazë e zbehtë rrezesh që rrethojnë Hënën, e cila është e dukshme vetëm gjatë një eklipsi të plotë diellor.

Eklipsi i pjesshëm diellor mund të shihej në mbarë Evropën dhe në pjesë të Azisë dhe të Afrikës. Zyra metereologjike e Britanisë tha se 95 për qind e Diellit ishte mbuluar në ishujt Hebride, Orkney dhe Shetland dhe vetëm një përqind më pak në jug, në qytetet Glasgou dhe Edinburg.

Në Kopenhagë u mbulua 85 për qind e diellit, ndërsa në jug të Suedisë u mbulua 80 për qind e Diellit. Por në shumë pjesë të kontinentit moti me re e vështirësoi pamjen e eklipsit.

Eklipsi më i fundit i plotë i Diellit ndodhi në nëntor të vitit 2012 në Australi. Ekslipsi i ardhshëm do të ndodhë në Indonezi në mars të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG