Lidhje

Ekonomia e Gjermanisë rritet më shpejt sesa parashikohej


Ekonomia e Gjermanisë rritet më shpejt sesa parashikohej
Ekonomia e Gjermanisë rritet më shpejt sesa parashikohej

Gjermania thotë se ekonomia e saj, më e fuqishmja në Evropë, po rritet më shpejt sesa parashikohej.

Me shpenzimet e shumta të konsumatorëve, Gjermania tha sot se pret që ekonomia e saj të rritet me 2.6 për qind këtë vit, ndryshe nga 2.3 përqind që ishte parashikuar. Gjithashtu pritet që deri vitin e ardhshëm një numër rekord gjermanësh do të kenë punë dhe se familjet do të kenë më shumë të ardhura këtë vit dhe vitin tjetër.

Një ekonomist i bankës gjermane tha se Gjermania tani mund të gëzojë një "dekadë e artë" të rritjes ekonomike. Ministri i Ekonomisë Rainer Bruederle tha se rritja e konsumit privat në Gjermani është më e lartë se në dekadat e fundit.

Por kjo rritje e fuqishme ekonomike e Gjermanisë dallon të dukshëm me ekonomitë e dy vendeve të tjera evropiane, Greqisë dhe Portugalisë të mbytura në borxhe.

Rritja e normave të interesit ndaj borxheve greke dhe portugeze, shtoi në nivel rekord frikën e investitorëve se këtyre dy vendeve mund t’u duhet të ristrukturojnë borxhet e tyre ose të falimentojnë. Disa analistë thonë se investitorët mund të humbasin 50 deri 70 për qind të parave që kanë investuar nëse Greqia rifinancon borxhin e saj.

Dallimi në mes të Gjermanisë dhe vendeve evropiane që përballen me shqetësimet në rritje të borxhit është në qendër të debatit në Evropë lidhur me shumën që vendet me ekonomi më të fortë do të ndihmojë vendet fqinje të dalin nga gjendja e rëndë ekonomike. Greqia dhe Irlanda me mëdyshje pranuan ndihmën financiare ndërkombëtare vitin e kaluar dhe tani Portugalia është duke kërkuar të njëjtën ndihmë.

XS
SM
MD
LG