Në bibilotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës u hap ekspozita "Periodikët e Shkodrës", ku janë paraqitur një numër i madh gazetash dhe revistash të botuara në këtë qytet nga fundi i shekullit të 19-të dhe deri më sot.
Shkodra njihet si qyteti ku është botuar gazeta e parë në Shqipëri. Pas vitit 1990, Shkodra ju kthye traditës së saj të botimit të një numri të madh gazetash dhe revistash, por që patën një jetë të shkurtë, aq sa sot në këtë qytet nuk botohet më asnjë gazetë.
Facebook Forum