Lidhje

Shtëpia e Bardhë, jo publikimit të emaileve


Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk do të lejojnë emailet e shkëmbyera midis presidentit Barack Obama dhe ish-sekretares së Shtetit Hillari Klinton që të bëhen publike.

Gjykata ka kërkuar publikimin e të gjitha emaileve të saj në kohën kur ajo ishte diplomatja më e lartë e vendit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se publikimi i emaileve do të shkelte traditën e vjetër që të dhënat konfidenciale të mos bëhen publike për sa kohë që mandati i presidentit nuk ka përfunduar.

Shtëpia e Bardhë shpreson që emailet të mos bëhen publike para se presidenti të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar 2017.

XS
SM
MD
LG