Lidhje

Evropë, debat mbi emigrantët


Gjermania është mes një debati të gjerë rreth racës, fesë, dhe përfshirjes së jo-të bardhëve në shoqëri. Pjesë e këtij diskutimi ka qenë nëse mediat mund të bëjnë më shumë për të përfshirë njerëz me prejardhje nga pakicat. Kështu, një kompani teatri në Berlin ka pajisur me kamera të rinj me prejardhje turke, afrikane, e të tjera, për t'u mundësuar që të tregojnë historitë e tyre.

Jo çdo ditë mund të shihen fëmijë turko-gjermanë duke filmuar në parlamentin gjerman. Këta fëmijë kanë intervistuar kreun e komunitetit rom të Gjermanisë, si pjesë e një programi të ri në një kompani teatri në Berlin të quajtur Ballhaus Naunynstrasse.

Programi bashkon të rinj e profesionistë në televizion dhe film. Prodhimi përfundimtar është një filmi 1 orësh që diskuton se çdo të thotë të jesh pakicë në Gjermani.

Filma të mëparshme nga teatri Ballhaus kanë bërë bujë në mbarë vendin. Filmi i fundit trajton racizmin dhe krimet e urrejtjes kundër njerëzve me ngjyrë, turq dhe të pakicave të tjera në qytete GJermane.

Qëllimi i programit është që të paraqesë pjestarë nga rradhët e pakicave, thotë se drejtoresha e programit Veronika Gerhard.

"Në Gjermani, njerëzit me prejardhje emigrantësh e kanë të vështirë që të hyjnë akademi, apo të merren me art. Pra, ne kemi zhvilluar projekte për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë ".

Projekti i fundit i filmit tregon se ç'do të thotë të jesh i zi në Gjermani.

Të rinjtë janë duke u udhëhequr nga Michael Goetting, një gazetar dhe regjisor;

"Ne shpresojmë për të tërhequr fëmijët me prejardhje turke, si dhe fëmijët e zinj, të bardhë - kushdo që dëshiron të punojë me ne dhe është i interesuar është i mirëpritur. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për të folur sepse në Gjermani ka ende pak debat me pjesmarrjen e pakicave."

Regjisorja Janine Jembere thotë se ajo dëshiron të ndihmojë të rinjtë të kenë një zë në debatin rreth mungesës së shumëllojshmërisë në jetën publike.

"Unë mendoj se kjo është një histori e gjatë e epërsisë, ku grupe të caktuara nuk kanë një zë në debatin publik. Pra, kjo është shumë e nevojshme që t'i tërheqim këta njerëz në debat, për t'a bërë këtë një normalitet"

Disa nga të rinjtë tashmë e dinë se çfarë duan të thonë në filmin e tyre. Ashtu si Amanda, një 19-vjeçare ruando-gjermane e cila ka studiuar në Berlin.

"Unë dua që gjendja të jetë më normale, unë dua që njerëzit të pranojnë një realitet tjetër - realitetin që unë shoh, se Gjermania nuk është krejtësisht e bardhë, që njerëzit t'a pranojnë këtë sepse kjo ende mohohet.".

Filmi do të shfaqet në teatër më 15 prill dhe shpresohet të shërbejë si një urë mes gjermanëve të të gjitha përkatësive.
XS
SM
MD
LG