Në kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë është ulur ndjeshëm trafiku i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Por në disa raste emigrantët e bllokuar pa dokumente qendrimi ne Greqi po ankohen gjithnjë e më tepër për gjendjen në qelitë greke të paraburgimit. Emigrantët thonë se mbahen me ditë të tëra në kushte mjaft të vështira jetese perpara se te riathesohen nga policia.