Lidhje

Emigrantët në kërkim të shtigjeve të reja


Pas javësh të tëra bllokimi në kufirin e Greqisë veriore, emigrantët janë duke kërkuar shtigje të reja për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Grupe emigrantësh, ndër ta edhe fëmijë, përshkojnë pyje dhe kodra gjatë orëve të natës.

Sapo filloi të bjerë muzgu, një grup prej 70 emigrantësh filluan mbrëmë të kalonin nga Greqia për në Maqedoni. Ata patën kaluar përmes pyjeve, duke iu fshehur autoriteteve, derisa mbërritën pranë një pjese të vijës kufitare që nuk është e rrethuar me tela me gjemba.

Iu desh të udhëtonin për katër orë me këmbë për të përshkruar rreth 20 kilometra nga qyteti i Idomenit ku janë bllokuar mijëra emigrantë të tjerë, të cilët thonë se do të largohen për të gjetur shtigje të reja përmes Ballkanit.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që do të ishte në këto pozita nuk do të vazhdonte të jetonte në këtë mënyrë,” thotë Moutaz, një emigrant nga Siria.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, kushtet e jetesës në Idomeni janë të papranueshme. Një tjetër emigrant nga Siria thotë se do të përpiqet të kalojë përmes kufirit me Shqipërinë.

“Ekziston ende ndonjë shans për në Maqedoni, por ushtria e tyre i kthen njerëzit mbrapsht,” thotë Eyas.

Disa emigrantë mundohen t’ia arrijnë vetë, ndërsa të tjerë u paguajnë trafikantëve nga 350 – 600 dollarë për kalimin e kufirit.

Deri më tani, rreth 1 milionë emigrantë kanë mbërritur në Evropë që nga viti i kaluar.

XS
SM
MD
LG