Lidhje

Energjia diellore ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës


Energjia diellore ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës
Energjia diellore ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës

Energjia diellore po ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës, falë punës së një kompanie britanike.

Por mungesa e buxhetit nga ana e Britanisë së Madhe për energjinë alternative, ka të ngjarë që t’a bëjë realitet këtë ide në një vend tjetër e jo në Angli.

16 mijë panele diellore janë instaluar përgjatë Brukselit e Amsterdamit, në një gjatësi prej 3 km e gjysëm - e para herë që kjo nismë realizohet në Europë. Energjia diellore e mbledhur prej tyre mund të prodhojë energji të mjaftueshme diellore për të mundësuar udhëtimin e 4000 udhëtimeve me tren çdo vit.

Ky projekt ka një kosto prej 23 milion dollarësh, dhe pasi projektuesit e panë se nuk mund të zbatohej në Britani, përzgjodhën Brukselin pasi dhe moti është thuajse i njëjtë në të dy vendet.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka shkurtuar buxhetet për energjinë e pastër çka nuk jep mundësinë që ky projekt të marrë jetë në këtë vend, pasi nuk hyn në projketet që hap vende pune, ndonëse ndihmon Britaninë të plotësojë standartet e enrgjisë së pastër.

Ministri britanik i Energjitikës thotë se ndonëse ky projekt nuk mund të gjejë zbatim në periudhën afatshkurtër, duhet që projekte të tilla të zbatohen dhe përshtaten për në shkallë të gjerë.

XS
SM
MD
LG