Lidhje

SHBA, Agjencia e Mjedisit refuzon ndryshimet klimatike


Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka ndryshuar faqen e internetit për të reflektuar pikëpamjet e administratës Trump. Agjencia ka hequr një numër faqesh të vëna gjatë administratës Obama që ofronin shpjegime shkencore që mbështesin tezën e ngrohjes globale.

Agjencia tha përmes një deklarate se faqja e saj “është në rishikim për të pasqyruar drejtimin e ri që ka marrë ky institucion nën Presidentin Donald Trump dhe drejtuesin e saj të ri Scott Pruitt”.

Presidenti Trump ka thënë se nuk u beson përfundimeve shkencore që mbështesin tezën e ngrohjes globale.

Deklarata u nxor të premten, pak orë para se të fillonin të mblidheshin në Uashington protestues për të marrë pjesë në Marshimin Popullor për Klimën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG