Lidhje

Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Estoni


Votuesit në Estoni iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të kësaj ish-republike sovjetike. Në vitin 2007, Estonia u bë një nga vendet e para të botës që u godit nga një sulm kibernetik i Rusisë, ndërsa tashmë konsiderohet ndër vendet më të avancuara teknologjikisht në botë.

Kryeministri Juri Ratas dhe partia e tij e qendrës së majtë janë pretendentët kryesorë. Megjithatë, konkurrencë e fortë pritet të vijë nga partia e skajshme e djathtë EKRE, e cila ka premtuar programe të mëdha sociale.

“Do të ishte e dhimbshme të rrëshkisnim edhe ne drejt populizmit, siç ndodhi me shumë vende të Evropës dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin diçka më pozitive për vendin”, thotë Peter Janson, votues.

Në vitin 2007, Estonia u bë një nga vendet e para të botës që u godit nga një sulm kibernetik i Rusisë. Që nga periudha e sulmit, Estonia është shndërruar në një ndër vendet që konsiderohen si më të avancuarit teknologjikisht në botë.

“Mendoj se influencon vendin tonë dhe erdha të votoj fizikisht, pasi nuk shfrytëzova mundësinë të votoj elektronikisht”, thotë Ruth Shimmo, votuese.

Shtetasit e Estonisë votojnë elektronikisht dhe komunikojnë elektronikisht me politikanët. Gjithashtu, ligjvënësit mund të iniciojnë projektligje në mënyrë elektronike.

Forca kryesore e këtij avancimi teknologjik është “e-Estonia”, një projekt unik që ndërlidh qeveritarët me qytetarët.

Përgjatë pjesës më të madhe të historisë së tij, ky vend balltik me vetëm 1.3 milionë banorë është dominuar dhe shfrytëzuar nga vendet fqinje më të mëdha. Analistët thonë se tashmë projekti “e-Estonia” ka ndihmuar estonezët të lënë pas të shkuarën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG