Lidhje

Takimi Rusi-BE, Siria në krye të rendit të ditës


Të dy palët filluan bisedime dyditore të lëna në hije nga mosmarrëveshjet e mbështetjes së fuqishme që BE-ja po i bën opozitës siriane dhe mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për presidentin Bashar al-Assad

Rusia dhe Bashkimi Evropian filluan bisedime dyditore të lëna në hije nga mosmarrëveshjet e mbështetjes së fuqishme që BE-ja po i bën opozitës siriane dhe mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për presidentin Bashar al-Assad.

Presidenti rus Vladimir Putin organizoi një darkë sot përpara negociatave që do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës nesër.

Bashkimi Evropian vendosi javën e kaluar të heq embargo e armëve për opozitën siriane, duke hapur rrugën për vendet anëtare të furnizojnë me armë luftëtarët kundër presidentit Assad.

Takimi i nivelit të lartë vjen ndërsa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përpiqen të organizojnë një konferencë ndërkombëtare të paqes që do të sjell së bashku qeverinë siriane dhe opozitën që kërkon rrëzimin e rregjimit të zotit Assad.

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk po i bëjnë trysni sa duhet opozitës siriane të marr pjesë në bisedimet ndërkombëtare dhe të heq kërkesat për largimin e presidentit Assad.

XS
SM
MD
LG