Lidhje

Zuckerberg u kërkon ndjesë ligjvënësve evropianë


Shefi ekzekutiv i Facebook-it, Mark Zuckerberg, u kërkoi ndjesë të martën ligjvënësve të Bashkimit Evropian, duke thënë se kompania e tij nuk bëri sa duhet për të parandaluar keqpërdorimet e rrjetit social dhe se vendosja e rregullave është "e rëndësishme dhe e pashmangshme".

Në takimin me udhëheqësit e Parlamentit Evropian, Zuckerberg nënvizoi rëndësinë e evropianëve për Facebook-un dhe shprehu keqardhjen që nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar keqpërdorimin e platformës.

"Ne nuk e morëm parasysh sa duhet përgjegjësinë tonë. Ky ishte një gabim dhe më vjen keq për këtë, "tha Zuckerberg në hapje të fjalimit të tij. Ai tha se çështja nuk është nëse duhet të ketë rregullore, por se çfarë lloj rregullimi duhet të ketë.

“Një formë e rregullores është e rëndësishme dhe e pashmangshme", tha ai.

Facebook-u u përfshi në një skandal pasi doli që Cambridge Analytica, një kompani konsulence me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

XS
SM
MD
LG