Lidhje

BE bie dakord të armatosë kurdët e Irakut


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian miratuan dërgimin e armëve për forcat kurde që po luftojnë kundër ekstremistëve islamikë në Irakun verior.

Në një takim urgjent në Bruksel sot, ministrat e jashtëm të BE-së nuk ranë dakord që të gjitha vendet anëtare të dërgojnë armë, por mirëpritën vendimin e vendeve individuale për ta bërë një gjë të tillë.

Franca e filluar armatimin e kurdëve. Sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammond thotë se Londra ka shumë mundësi të dërgojë armë, ndërsa Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier thotë se Gjermania do të bëjë “çfarëdo që të jetë ligjërisht dje politikisht e mundur”.

Zoti Hammond thotë se përfundimet e Këshillit Evropian sot “do të tregojnë angazhimin e vendeve evropiane për të luftuar ndaj kërcënimit” të militantëve të Shtetit Islamik, që kanë marrë nën kontroll pjesë të Irakut veriperëndimor.

Takimi mbahet një ditë pasi kryeministri irakian Nuri al-Maliki pranoi të largohet nga posti dhe të mbështesë pasuesin që është emëruar nga presidenti, pas presionit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG