Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajtën sot një takim urgjent për Egjiptin në Bruksel, ku diskutuan mbi mënyrat për t’i detyruar sundimtarët aktualë që kanë mbështetjen e ushtrisë, të gjejnë një kompromis paqësor me përkrahësit e presidentit të dëbuar nga pushteti Muhamed Morsi.
Mes këtyre mënyrave mendohet të jenë ndërprerja e ndihmave evropiane prej rreth 5 miliardë dollarësh, që u premtuan vitin e kalaur, si dhe një embargo e mundshme armësh.
Ndërkohë, autoritete juridike dhe të sigurisë thanë sot se një gjykatë egjiptiane mori sot vendimin për lirimin nga burgu të ish-presidentit Hosni Mubarak, ku ai ka qëndruar për më shumë se dy vjet, pas rrëzimit nga pushteti nga protestat popullore. Avokati i zotit Mubarak tha se ish-presidenti 85-vjeçar mund të lirohet nga burgu që nesër.